President i Kosovës, Hashim Thaqi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarën e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, ku temë kryesore ishte forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe domosdoshmëria e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Thaqi ka theksuar se Kosova do të jetë e përkushtuar të përmbush gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë, shkruan gazetametro.
“Atë e sigurova se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”
Pjese e bisedës mes Thaqit dhe Merkelit ishin edhe roli kontruktiv i Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, si dhe hartimi i draftit të Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, raporton gazetametro.
“Pjesë e bisedës sonë ishte edhe roli konstruktiv i Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe funksionalizimi i Ekipit Menaxhues, i cili është kompetent për hartimin e draftit të Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.”
Presidenti Thaçi e ka falënderuar kancelaren Merkel për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat./gazetametro.net