Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi duke e komentuar bisedën e zhvilluar telefonike ndërmjet kryeministrit të Serbisë, Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai në një shënim në Facebook ka shtruar pyetjen nëse kemi rokadë funksionesh ndërmjet Isa Mustafës e Hashim Thaçit, apo kemi siç ka thënë ai “puç presidencial”, raporton Gazeta Blic.
Shënimi i plotë:
Rrokadë funksionesh apo “PUÇ” presidencial?
Hashim Thaçi pëmes FB të tij e infirmoi publikun se sot me kryeminstrin e Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zhvillue një bisedë telefonike.
Nga kjo informatë nuk kuptuam se a janë marrë vesh për t’i dhënë fund “luftës” apo janë marrë vesh veç për një armpushim të përkohshëm!?
Edhe diçka, mos rastësisht Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë bërë rrokadë të funksioneve, veçse ende nuk e kanë informue publikun, apo bëhet fjalë për një “PUÇ” presidencial?