Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar deputetët e LDK-së, PDK-së dhe deputetët e tjerë të opozitës që e votuan për tu bërë President i Kosovës.
Ai këtë falënderim me ironizim e ka barë gjatë një konference të radhe për fazën finale të dialogut me Serbinë. Thaçi është shprehur se është emëruar president i Kosovës me votat e Kuvendit të Kosovës me votat e deputetëve të PDK-së LDK-së dhe deputetëve të tjerë.
“Unë jam president i vendit dhe jam votuar me 2 të 3 e deputetëve të kuvendit i falënderoj të gjithë deputetët e PDK-së LDK-së dhe të gjithë të opozitës, me pas qenë renët më kishin votuar edhe më shumë, kështu që unë e kam të drejtën e plotë të jem president. Nuk synojë asnjëherë ta rivalizoj kuvendin… Çdo herë që e sheh kuvendi të arsyeshëm për ‘ti informuar unë do të jem aty, por jo për të bërë debat”, ka deklaruar Thaçi.