Thaçi godet ambasadorët, i quan spekulime deklaratat për rrezikimin e të ardhmes së Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorëve të SHBA-së dhe Britanisë, të cilët mbrëmë thanë se nëse shfuqizohet Gjykata Speciale, atëherë rrezikohet e ardhmja e Kosovës.

Thaçi përmes një reagimi në Twitter ka thënë se gjitha paralajmërimet për rrezik janë spekulime, shkruan lajmi.net.

Tutje, presidenti thotë se udhëheqësia e Kosovës mbetet e përkushtuar demokraci, sundim të ligjit, pajtim, dialog dhe marrëdhënie në baza të barabarta dhe të drejta, shkruan lajmi.net.

“Në mesin e spekulimeve është e rëndësishme që të gjithë do të vazhdojnë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe proceset e saj demokratike. Shoqëria dhe udhëheqësia e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuar për demokraci, sundim të ligjit, pajtim, dialog dhe marrëdhënie në baza të barabarta dhe të drejta”, thuhet në reagimin e presidentit.

Mbrëmë 43 deputetë nënshkruan një peticion ku kërkohej shfuqizimi i Gjykatës Special, një gjë e tillë u kundërshtua ashpër nga ambasadorët e vendeve më të fuqishme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme