Thaçi “godet” Hahnin: Je i ndikuar nga Serbia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka akuzuar Bashkimin Europian se ka mungesë të lidershipit dhe të vizionit për Kosovën dhe se deklarata e komisionarit evropian për Zgjerim, Johanes Hahn, është e nxitur nga Serbia.

Hahn tha se deklarata e Thaçit dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë nëse BE-ja i mbyll dyert Ballkanit Perëndimor, nuk mund t’i bëjnë presion BE-së.

Por, Thaçi ka reaguar duke thënë se komisionari Hahn i prekur nga shqetësimet e Serbisë paska shprehur zhgënjimin e tij për deklaratat që gjoja përfshijnë tendencat për krijimin e “Shqipërisë Etnike”. Për më tepër, ai paska shtuar se BE-së nuk mund t’i bëhet presion me deklarata të tilla.

“Nuk ka ‘Shqipëri të Madhe apo të Vogël’, por ka vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë. Dhe do të ishte mirë që edhe BE-ja ta pranojë këtë realitet dhe të fillojë ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, ka thënë Thaçi. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme