Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në konferencën e mbajtur për media tash thotë se ai që është terroriste në Washington, është edhe në Kosovë.
Kjo përgjigje e Thaçit vjen pasi shefi i shtetit vite më parë i kishte premtuar Erdoganit se kushdo që sipas tij është terroristë, i njëjti konsiderohet terroristë edhe në Kosovë.
Edhe pse në konferencën për media me Erdogan, në vitin 2016, Thaçi është shfaqur i kujdesshëm që të mos premtojë mbylljen e shkollave të Gulen – ekstradimin e të cilit Turqia është duke e kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por ka thënë se “Çdokush që është terrorist në Turqi, është terrorist edhe në Kosovë”.
Thaçi, sot tha se sipas raportit të AKI-së arsye e vetme pse gjashtë shtetasit turq janë deportuar nga Kosova është se AKI kanë pas informata për veprime të paligjshme e cila sipas tyre kanë rrezikuar sigurinë kombëtare.