Qysh në korrik, presidenti Hashim Thaçi e nisi serinë e konferencave për media, ku e bëri të ditur qëndrimin për korrigjim të kufijve me Serbinë dhe bashkimin e Luginës me Kosovën.
Këtë ide, Thaçi e ka përsëritur edhe gjatë të enjtes.
Presidenti ka thënë se nuk do të nënshkruhet asnjë marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila nuk siguron njohjen reciproke.
Për kundërshtimin e idesë së tij për korrigjim të kufijve nga ana e kryeministrit Haradinaj dhe kryreparlamentarit Veseli, Thaçi ka thënë se herë do kurdo që të dy do të ndërrojnë mendje.
Ndërsa, deklarimet e opozitës se po i frikësohet Gjykatës Speciale, Thaçi i ka quajtur konspiracion.
Presidenti bëri thirrje që sa më parë të funksionalizohet ekipi qeveritar i dialogut, duke kërkuar edhe nga opozita që të bëhet pjesë e këtij ekipi.
Presidenti ka deklaruar se asnjëherë nuk do të bisedohet me Serbinë për Liqenin e Ujmanit dhe për Trepçën.
Ai nuk ka treguar nëse e ka në plan ta vizitojë Liqenin e Ujmanit.