Në takimin që është i mbyllur për media, po marrin pjesë edhe amabasdori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie dhe ai britanik, Ruairi O’Connel.
Në videon e realizuar nga lajmi.net shihet përshëndetja e ftohtë që kanë pasur mes vete, presidenti Thaçi dhe ambasadorit britanik, O’Connell.
Madje presidenti i vendit as nuk e shikon në sy ambasadorin e Britanisë.
Ndryshe, ishte pikërisht O’Connell i cili u largua nga konferenca për Gjykatën Speciale, ku Thaçi pati akuzuar ndërkombëtarët se nuk i kanë mbajtur premtimet ndaj Kosovës.
Pas kësaj ngjarje, largimin e ambasadorit Thaçi e kishte cilësuar si sjellje jo diplomatike.
Ndiqeni videon. /Lajmi.net/