Thaçi i mëson zyrtarët e Luginës, kërkojnë nga Kuvendi rezolutë për bashkim me Kosovën

Partitë opozitare javën e kaluar bënin përpjekje që të mbajnë një seancë për miratimin e rezolutës, e cila do t’ia ndalonte Presidentit Thaçi të bisedonte me Vuciqin për territorin e Kosovës. Ndërsa, përfaqësuesit e Luginës, sot nga Zyra e Thaçit i kërkuan opozitës që të miratojë një rezolutë me qëllim tjetër, lëvizjes së kufijve dhe bashkëngjitjes së tyre me Kosovën, ashtu siç po u premton Presidenti.

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur edhe sot në zyrën e tij përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, të cilëve prej kohësh po u premton që në Bruksel do të hapë temën e bashkëngjitjes së Luginës me Kosovën, raporton Gazeta Express.

Përfaqësuesit e Luginës thonë se në takimin me Presidentin kanë kërkuar që në Kuvendin e Kosovës të miratohet një rezolutë, ku do të përkrahet kërkesa e tyre për t’u bashkëngjitur me Kosovën.

“Ditëve në vijim do të takohemi me Shefat e Grupeve Parlamentare dhe do të kërkojmë që të iniciojnë sa më shpejtë këtë seancë”, ka thënë kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin Thaçi.

Përfaqësuesit e Luginës me këtë kërkesë I janë drejtuar të gjithë kryetarëve të partive, raporton Gazeta Express.

“Të miratoni një rezolutë  me anë të së cilës përkrahni kërkesën tonë për bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, ka thënë Arifi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme