Thaçi i pastron rrobat me pare të shtetit

Presidenti Hashim Thaçi, gjatë kohës sa ishte kryeministër i kishte pastruar rrobat e tij duke e paguar këtë shërbim me para të buxhetit të shtetit.
Gjatë qëndrimit në Turqi ai i kishte pastruar rrobat e tij jo njëherë, por dy herë.

Në faturat e siguruara nga kallxo.com, shihet se Hashim Thaçi kishte pastruar dhe tharë rrobat e tij dy herë radhazi gjatë qëndrimit për vizitë zyrtare te miku i tij, Recep Tayyip Erdogan, në Turqi.

Në mars të vitit 2011, Thaçi po qëndronte së bashku me ekipin e tij për vizitë zyrtare në Turqi ku kishte vendosur që ti dërgonte rrobat e tij për t’u pastruar.

Ky vendim i Thaçit i kishte kushtuar buxhetit të shtetit 76 euro.

Po ashtu ekziston edhe një faturë tjetër, e vetëm një ditë më vonë kur Thaçi kishte vendosur që të paguaj përsëri për larjen e rrobave. Pastrimi tjetër i kishte kushtuar Thaçit 64 euro, të cilat ishin paguar gjithashtu nga buxheti shtetit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme