Thaçi i përgjigjet opozitës: Gjykata Speciale pasojë e vrasjes së dëshmitarëve

Presidenti  Hashim Thaçi po vazhdon të polemizojë rreth Gjykatës Speciale me përfaqësuesit e opozitës, të cilët vazhdojnë të theksojnë se krijimi i saj ka qenë një vendim i gabueshëm politik. Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj ka thënë dje se Gjykata Speciale është dështim i Hashim Thaçit.

Por ndaj këtyre ka reaguar Presidenti Thaçi, në një intervistë për KP, duke përsëritur atë që e kishte thënë në Kuvendin e Kosovës duke thënë se Gjykata Speciale është krijuar për shkak të vrasjes së dëshmitarëve.

“Edhe në vitin 2017 na presin sfida, që kërkojnë angazhim të përgjithshëm. Një nga këto sfida padyshim është edhe Gjykata Speciale për të cilën eksponentë të caktuar të politikës po akuzojnë institucionet e Kosovës për vendimet e tyre. Është e qartë se Gjykata Speciale është produkt i kërcënimit dhe vrasjes së dëshmitarëve pas luftës dhe jo rezultat i vendimeve politike të gabuara”, ka thënë presidenti Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme