“Me keqardhje konstatoj se me veprimet tuaja nuk e keni shfrytëzuar të drejtën të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar qeverinë, në pajtim me Vendimin e KQZ-së për certifikim të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme pëR Kuvendin e Kosovës”, thuhet ndër tjera në letrën e siguruar nga KOHA.
Thaçi i thotë tutje Kurtit se do të veprojë në bazë të kompetencave që i garantohen.
“Më duhet t’ju rikujtoj që në pajtim me mandatin kushtetues është përgjegjësi e imja që ta ruaj stabilitetin e vendit dhe ta garantoj funksionimin demokratik të institucioneve”, thuhet tutje.
Prandaj, shkruan Thaçi, në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14 do të bëj konsultim të përbashkët me të gjithë liderët e subjekteve politike parlamentare për hapat e mëtejmë.
© KOHA.