Presidenti Hashim Thaçi e ka përgëzuar presidenten Jahjaga për themelimin e fondacionit, përmes të cilit synohet fuqizimi i grave dhe i të rinjve në Kosovë. Kreu i shtetit thotë se Jahjaga e ka nderuar Kosovën me punën e saj si presidente.
“E përgëzoj ish-presidenten Jahjaga për themelimin e fondacionit, përmes të cilit synohet fuqizimi i grave dhe i të rinjve në Kosovë.
Presidentja Jahjaga e ka nderuar Kosovën me punën e saj si presidente dhe njëjtë po vazhdon edhe sot, duke krijuar platforma të reja dhe duke vendosur standarde.
Ajo do ta ketë vazhdimisht mbështetjen time”, ka shkruar ai.