Thaçi kërkon nga Qeveria të ndajë 100 mijë dollarë për të prekurit nga uragani Harvey në SHBA

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndajë së paku 100 mijë dollarë në ndihmë të prekurve nga uragani Harvey në Houston të SHBA-së.

Thaçi thotë se ne, si shtet i ri, ende kemi probleme me varfërinë, “por jemi popull solidar dhe që nuk harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, kur ne ishim pllakosur nga vuajtjet e luftës në fund të shekullit të kaluar”.

“Prandaj, i bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më shpejt të marrë vendim për ndarjen e së paku 100.000 US$ në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë”, ka shkruar Thaçi, ndërsa ka shtuar se kjo shumë është simbolike.

“Ne ndihmojmë me aq sa kemi, ashtu siç na e ka mësuar tradita e jonë shekullore”, ka përfunduar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme