Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se konsensusi politik dhe uniteti qytetar janë veprime esenciale për të ardhmen e vendit.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka mirëpritur platformën e Qeverisë për finalizim të dialogut me Serbinë, atë të kryeparlamentarit Kadri Veseli për konsensus të gjerë politik dhe tryezën e ftuar nga LDK-ja për të diskutuar për situatën aktuale politike në vend.
Thaçi ka thënë se takimi i sotëm i partive politike është inkurajues për të institucionalizuar agjendën shtetërore.
“Konsensusi i gjerë politik është garancia ma e mirë për të përmbushur agjendën shtetërore, e cila si synim ka arritjen e objektivave euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.