“Ne për këtë kemi vendosur të lëvizim të krijojmë këtë ekip dhe më pastaj ky komision të jetë i suksesshëm”, tha Thaçi.
Sipas tij tani puna sapo ka filluar. “Përkrahja e të gjithëve është më së e nevojshme. Ne kemi pasur të njëjtat dilema, të njëjtat shpresa dhe besimin”, tha ai.
I pari i vendit, vlerësoi se sot në Kosovë nuk shihen gjurmët e konfliktit. “Unë kam filluar themelimin e komisionit për gjenerata e ardhshme që t’i mbyllim plagët e luftës. Ato janë dhimbje për të gjithë”, tha Thaçi.