Thaçi: Kosova, eksportuese e stabilitetit dhe promovuese e dialogut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se vonesa e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s që të afrojë pranë vetes vendet e rajonit nuk është vetëm një vakum, por edhe një rrezik për rajonin, BE-në dhe NATO-në, pasi ideologji tjera po përpiqen të ofrohen në rajonin tonë.

Ai në Seminarin e 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë, ka folur për proceset që ka kaluar Kosova që nga largimi çlirimi i saj, deri në ditën e sotme.

Thaçi  tha se Kosova  sot është eksportuese e stabilitetit dhe promovuese e dialogut.

“Dëshirojmë dhe po punojmë që vendimi për themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës të ketë votën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, tha ai.

Ai tha se është qenësore për rajonin që BE të mos vonohet për integrimin e vendeve të rajonit.

Thaçi tha se konstruktiviteti i shprehur i Kosovës u ka mundësuar përmirësim raportesh edhe vendeve tjera në Ballkan.

“Edhe vizita e Edi Ramës vështirë se do të mund të ndodhte pa përmirësimin dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se dialogu Kosovë-Serbi, mundësoi përmirësim të komunikimit të Shqipërisë dhe Serbisë pas dekadash mos komunikimi.

Thaçi tha se Kosova ka qenë shembull se si bisedohet për pajtim edhe kur është vështirë.

“Sot marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë nuk janë kërcënim, por shembull i bashkëpunimit konstruktiv, shembull i fuqisë që dialogu sjellë të ardhmen më të mirë për të gjithë njerëzit, nga kjo përfiton edhe rajoni. Madje këto marrëdhënie të përmirësuara kanë ndikuar edhe në përmirësimin e raporteve mes vendeve të tjera në Ballkan”.

Thaçi tha se Kosova kërkon që dialogu të ngritet edhe në çështje më të avancuara dhe të kemi përmbyllje të procesit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore dhe pajtimit.

“Para 17 vjetëve ishim në konflikt, të armiqësuar, sot kemi tjetër pamje. Tani me Serbinë kemi filluar procesin e përmirësimit të marrëdhënieve dhe tani kemi arritur që njëri tjetrin ta shohim si fqinj e bashkëpunëtor”, deklaroi, pos tjerash Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme