Thaçi: Kosova i bëri dy hapat më të mëdhenj për një të ardhme të sigurt

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se tashmë Kosova i ka bërë dy hapat më të mëdhenj drejt ardhmërisë së sigurt në paqe e prosperitet.

Thaçi thotë se njëri është themelimi i Ekipit përgatitor që do të përgatisë infrastrukturën teknike e ligjore për Komisionin për të vërtetën dhe pajtimin, e që është hap përmbyllës i kapitullit të luftës.

Ai nëpërmjet Facebook-ut, ai thotë se edhe arritja e marrëveshjes për projektin “Kosova e Re”, është një hap historik që e forcon paqen e prosperitetin e kosovarëve, transmeton lajmi.net.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Kosova bëri dy hapa të mëdhenj drejt ardhmërisë së sigurt në paqe e prosperitet këtë javë. Hapi i parë ishte themelimi i Ekipit Përgatitor që do të përgatisë infrastrukturën teknike e ligjore për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, si hap përmbyllës i kapitullit të luftës. Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin synon që duke promovuar dialogun në mes të gjitha komuniteteve në Kosovë të arrijë pajtimin për dhimbjet e shkaktuara nga lufta dhe pajtimin që të mos përsëriten më kurrë ato vuajtje dhe shkatërrime. Hapi i dytë ishte arritja e marrëveshjes për projektin “Kosova e Re”, që do të nënshkruhet nga palët më 20 dhjetor. Është ky investimi më i madh privat në historinë e Kosovës, prej rreth 1.3 miliardë euro, që do të krijojë 10.000 vende të reja të punës. Mbi të gjitha do të sigurojë pavarësinë energjetike të Kosovës dhe garantojë investimet e tjera në prodhim dhe ekonomi në përgjithësi. Janë hapa historikë që do të forcojnë paqen dhe prosperitetin për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke kontribuar kështu edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë. Kur kujtojmë se ku ishim dy dekada më herët, nuk mund të mos mburremi me të arriturat e popullit tonë dhe me përkushtimin për një shtet shembullor. HTH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme