Thaçi: Kush e jep një ide më të mirë se e imja, që Serbia ta njeh Kosovën, do ta shpalli Hero të Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi, ka vazhduar të insistojë se idje e tij për korrigjim të kufirit me Serbinë, i sjell Kosovës njohje nga Serbia, anëtarësim në OKB dhe njohje nga pesë shtetet e BE’së. Ai ka thënë se deri sot nuk ka dëgjuar nga dikush ndonjë ide më të mirë, se përndryshe do të tërhiqej nga ideja e tij.


Thaçi në një intervistë në T7, ka thënë se në momentin se dikush ka ndonjë ide më të mirë se ajo e korrigjimit të kufirit, e që i sjell Kosovës njohje nga Serbia, ai do ta mbështeste me të dy duart, dhe në bazë të kompetencave të tij si president do ta shpallte Hero të Kosovës, shkruan gazetametro.net.

I pyetur për kundërshtimin që po i bën Angela Merkel idesë së tij për lëvizje të kufijve, Thaçi ka thënë, se ai personalisht është i vetmi nga liderët kosovar që së fundmi është takuar me kancelaren Merkel, dhe të gjithë të tjerët që flasin për Merkelin, japin mendime të tyre e jo të kancelares.

Thaçi ka thënë se Merkel në takimin që e ka pasur me të, i ka garantaur mbështetje të fuqishme negociatave me Serbinë, dhe se do të mbështeste arritjen e marrëveshjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme