Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot 20 vjetorin e fillimit të Konferencës së Rambujesë
Hashim Thaçi është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku është ftuar për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, raporton Periskopi.
Presidenti i vendit me anë të një postimi në Tëitter ka kujtuar Konferencën e Rmabujesë, e cila është mbajtur 20 vite më parë.
Përveç Rambujes, në postimin e tij Thaço thotë se Kosova është në rrugë të mirë që të anëtarsohet në OKB, NATO dhe BE nëse arrin marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
“Kjo konferencë shënon fillimin e kohës ku ne ishim pjesëmarrës të barabartë për fatin tonë,” shkruan Thaçi në Twitter.
“Ajo na solli lirinë – pas gjenocidit të kryer nga Serbia. Sot, ne jemi të bashkuar që të arrijmë marrëveshjes gjithëpërfshirëse paqësore dhe të përmbushim rrugën tonë: Kosova në OKB, NATO dhe anëtarësim në BE”.
20 years since #Rambouillet. This conference market first time we were equal participants in our fate. It brought us liberty – after genocidal attempt by Serbia. Today, we are united to achieve comprehensive peace deal and complete the road: Kosovo’s UN, NATO & EU membership