Thaçi: Masakra e Rezallës ishte ndër më të rëndat ndaj shqiptarëve

Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar të rënët e masakrës së Rezallës në 19 vjetorin e saj.
Ai u shpreh se liria e Kosovës e ka themelin në sakrificën e dëshmorëve, përderisa për këtë masakër dhe të tjerat, ende askush nuk doli para drejtësisë.

Kujtojmë që sot shënohet 19 vjetori i masakrës së Rezallës së Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Postimi i plotë i Thaçit:
Një ndër masakrat më të rënda mbi popullatën civile shqiptare, e bërë nga forcat policore dhe ushtarake serbe, është ajo e Rezallës, më 5 prill 1999.

Përmasa e krimit të mori dimensione edhe më të mëdha kur trupat e të vrarëve u zhvendosën jashtë territorit të Kosovës.

Për këtë masakër dhe masakrat tjera gjatë viteve 1998 – 1999 ende nuk dolën para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët.

Sot me pietet të lartë kujtojmë të rënët e Rezallës. Liria dhe pavarësia e Kosovës themelin e kanë në sakrificën e dëshmorëve dhe të martirëve.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme