Thaçi: Më 2018 do ta përshpejtoj themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se pret që të filloj sa më parë procesi i themelimit të Komunave me shumicë serbe.

“Çdo gjë që është në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, e që vjen nga marrëveshjet e arritura në Bruksel. Shumica e marrëveshjeve janë zbatuar, disa çështje mbeten për t’u kryer. Prandaj, kjo duhet të ndodhë, unë do ta përshpejtoj atë në vitin 2018,” tha Thaçi në një intervistë për RTK 2.

Ai duke folur për raportet me Listën Serbe, tha se takon dhe flet me të gjithë përfaqësuesit e kësaj liste si dhe me kryetarët e komunave me shumicë serbe, me të cilët ka thënë se ka bashkëpunim shumë të mirë.

Presidenti po ashtu ka thënë se formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës do të bëhet në vitin 2018, gjithmonë duke zbatuar kriteret dhe standardet e përcaktuara nga NATO-ja dhe partnerët ndërkombëtarë.

Po ashtu, Thaci ka thënë se Kosova duhet të përfundoj sa më shpejt procesin e demarkacionit, për çka po punon me qeverinë, komisionet e partitë politike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme