Thaçi ndan medalje presidenciale edhe për nusen e djalit të Rugovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, gruan e djalit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Stilistja Blerina Kllokoqi-Rugova, mori këtë medalje për kontributin e dhënë në fushën e artit, thotë Thaçi. Ai shton se Kllokoqi-Rugova është shembull se Kosova ofron hapësirë për zhvillimin e talentit në këtë fushë.

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova Blerina Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit. Gërshetimi i së bukurës me kërkesat kulturore dhe sociale në veshjet që dizajnon kreatorja e modës Blerina Kllokoqi-Rugova reflektojnë më së miri në sukseset që ajo ka arritur brenda dhe jashtë vendit. Kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër shembujt më të mirë për hapësirën që ofron Kosova për zhvillimin e talentit në këtë fushë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme