Thaçi në takim me Zaev kërkon të thellohet bashkëpunimi ekonomik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë takimit me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, tha se ka ardhur koha që këto dy vende të hapin kapitullin e ri të thellimit të bashkëpunimit në mes tyre.

Thaçi theksoi që nuk ka ndonjë çështje të hapur në mes të dyja vendeve, demarkacioni mes Kosovës e Maqedonisë veçse ka përfunduar, dhe se të dyja këto do t’i ndihmojnë njëra tjetrës drejt rrugëtimin euroatlantik.

Zoran Zaev ka shprehur kënaqësinë e tij me pritjen nga krerët kosovarë përderisa tha që Kosova ka dëshmuar një miqësi të vërtetë.

Ai dërgoi një mesazh për të gjithë qytetarët për thellimin e miqësisë ndërmjet këtyre dy vendeve në të gjitha sferat, duke theksuar investimet dhe bashkëpunimin ekonomik.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/thaci-takon-zaevin-thote-se-do-te-thellojne-bashkepunimin-473579/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme