Thaçi: Nëntori i ka dhënë gjithmonë shpirt historisë sonë

Predenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar festën e 28 Nëntorit, duke vlerësuar se ky muaj i jep shpirt historisë kombëtare.

“Nëntori i ka dhënë gjithmonë shpirt historisë sonë. Por, krenaria kombëtare, lidhja shekullore dhe vendosmëria e popullit tonë, më së miri përbashkohen rreth Flamurit Kombëtar më 28 Nëntor”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Ai ka rikujtuar edhe ditëlindjen e komandantit, Adem Jashari dhe daljen publike të UÇK-së.

“Bashkë me 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ne sot e festojmë edhe ditëlindjen e komandantit tonë të madh, Adem Jashari, si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj gjithë shqiptarëve anekënd botës, ua uroj festat e krenarisë dhe lavdisë sonë kombëtare.Ky muaj historik na ka dhënë gjithnjë guxim e forcë për ta shpallur edhe Republikën e Kosovës.Dhe sot, simotra të pandashme, Kosova e Shqipëria qëndrojnë të bashkuara edhe rreth agjendës evropiane. Ishim, jemi dhe do të jemi gjithmonë bashkë!”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe sot presidenti i vendit do të merr pjesë në festimet për ditën e flamurit në Vlorë. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme