Thaçi nuk e imagjinon dot Serbinë në BE para Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk mund ta imagjinojë se Serbia do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian para Kosovës.

Thaçi gjatë qëndrimit në Kroaci ka dhënë inetrvistë për agjencinë e lajmeve HINA, ku ka thënë se nëse kjo do të ndodhte do të ishte një gabim i madh.

“Unë nuk mund ta imagjinoj se një gjë e tillë mund të ndodhë. Jam i bindur për këtë, sepse pastaj Serbia do ta bllokonte Kosovën edhe për një kohë të pacaktuar. BE-ja e di shumë mirë për qëndrimin dhe sjelljen e Serbisë ndaj Kosovës. Serbia nuk mund të vazhdojë në rrugën evropiane, kur ata nuk sillen si duhet me Kosovën”, ka thënë Thaçi transmeton lajmi.net

Thaçi ka thënë se është i bindur se Serbia në fund do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai ka pohuar se Prishtina zyrtare nuk e ka për qëllim të ndryshojë kufijtë dhe nuk do të krijohet ‘Shqipëria e Madhe’.

“Kosova, Shqipëria, Maqedonia janë një vend sovran me kufijtë e saj”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për Ushtrinë e Kosovës, ku ka thënë se ajo do të formohet gjatë këtij viti.

“Ushtria e Kosovës do të formohet gjatë këtij viti. I gjithë procesi do të jetë plotësisht në përputhje me standardet e NATO-s. Do të jetë ushtri profesionale multi-etnike”, përfundoi presidenti i Kosovës.

Sot, Thaçi ka vazhduar vizitën e tij në shtetin e Sllovenisë. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme