Thaçi: Pa Demarkacionin s’ka viza me dekada për Kosovën

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i Kosovës Hashim Thaçi duke folur rreth Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se tashmë është qëndrim shumë i qartë i Bashkimit Evropian, pa votimin e kësaj marrëveshjeje nuk ka viza për Kosovën, jo me muaj apo vite, por dekada, transmeton koha.net.

Duke u përgjigjur në pyetjen se kur pritet kur pritet ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Thaçi është përgjigjur:

“ Unë besoj që Qeveria e Kosovës do ta dërgojë në ditët e ardhshme dhe gjithashtu shpresoj që deputetët e Parlamentit të Kosovës më në fund do të votojnë për marrëveshjen për shënimin e kufirit dhe Kosova do të ketë të drejtën e liberalizimit të vizave, sepse tashmë është qëndrim shumë i qartë i Bashkimit Evropian, pa votimin e kësaj marrëveshjeje nuk ka viza për Kosovën, jo me muaj apo vite, por dekada.

Në pyetjen shtesë se si mund të ndodhë kjo kur ka ende mospajtime të thella ndërmjet partive politike, Thaçi është përgjigjur:

“Unë besoj dhe shpresoj që këto mospajtime të tejkalohen dhe do të dominojë përgjegjësia dhe arsyeja e interesit shtetëror më tepër sesa interesat partiake”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme