Thaçi: Pa shërimin e të kaluarës, nuk ndërtohet e ardhmja

“Shoqëria kosovare s’mund të ndërtojë të ardhme, nëse mbetet ende peng i së kaluarës, prandaj do të themelohet ky komision”, tha Thaçi

Në takimin e dytë të komisionit për të vërtetën dhe pajtimin, presidenti, Hashim Thaçi tha se shoqëria civile dhe mediat do të kenë rol thelbësor në themelimin e këtij komisioni.

Sipas tij, që nga lufta e fundit në vend, ende ka hendek mes komuniteteve që mund të nxisë urrejtje dhe jo vetëm. “Shoqëria kosovare s’mund të ndërtojë të ardhme, nëse mbetet ende peng i së kaluarës, prandaj do të themelohet ky komision. Kjo nuk është zëvendësin i drejtësisë por ndihmesë e drejtësisë. Nuk bëhet fjalë për shlyerjen e krimit. E vërteta do të zbulohet për të gjithë. Pajtimi nuk mund të ndertohet mbi harresën e së keqës që ka ndodhë”, tha ai.

Thaçi shtoi se ky forum nuk duhet të jetë në asnjë mënyrë zëvnedësin i dialogut me Serbinë. Por e vërteta dhe pajtmi sipas presidentit Thaçi do të jenë ndihmesë në arritjen e marrëveshjeve në dialogun me Serbinë.

“Komisioni do të jetë i pavrur dhe të tregoj të vërtetën e të gjitha krimeve nga të gjitha palët”, vazhdoi fjalimin Thaçi. Ne këtë takim konsultativ po marrin pjesë familjarë të të pagjeturëve kosovarë dhe serbë dhe shoqëria civile.

Pas fjalës së Thaçit u mbyll takimi për media.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme