Thaçi për agjencinë amerikane: Viti 2019 do të jetë vit i marrëveshjes me Serbinë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se viti 2019 do të jetë vit kur Kosova do të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë për të hapur rrugën drejtë Bashkimit Evropian.

Thaçi i tha agjencisë amerikane “Bloomberg” në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, se duhet të mbyllen të gjitha çështjet me Serbinë.

“Unë dua të besoj se viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes. Kjo është mënyra më e mirë përpara për vendet tona dhe për të gjithë Ballkanin perëndimor”, ka deklaruar Thaçi thënë për “Bloomberg”, përcjell Telegrafi.

Ai theksoi se të gjitha çështjet e pazgjidhura midis Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë një “demarkim të kufirit, duke përcaktuar kufirin midis Kosovës dhe Serbisë”.

Kur u pyet se pse ishte optimist se dallimet tani mund të kapërcehen, Thaçi tha se ka një “momentum të ri me fokus dhe vëmendje më të madhe nga BE-ja, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për të arritur një marrëveshje, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”.

I pyetur nëse ka presion që marrëveshja të kryhet përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian që mbahen në muajin maj, ai u shpreh:”sa më shpejt, aq më mirë”.

Komisionari i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, u ka bërë thirrje të dyja palëve “të arrijnë një marrëveshje sa më parë që të jetë e mundur”, para përfundimit të mandatit të këtij Komisioni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme