Thaçi për CNN: Në sport po ecim më shpejt se në politikë

Nëse je një vend i ri që kërkon të lësh impaktin tënd në botë, atëherë një medalje ari në Lojërat Olimpike dhe debutimi në Kupën e Botës janë nisja perefkte.

Për Kosovën, që fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, ky vit ka qenë më domëthënësi në historinë e sportit.

Majlinda Kelemndi fitoi Medalje Ari në Rio 2016 dhe Kosova u pranua në Kupën e Botës 2018. Për presidentin Hashim Thaci, këto dy evente provuan se sporti mund të thyejë barrierat në të cilat ndonjëherë politika e diplomacia dështojnë.

Sporti dhe politika

“Në sport ne po lëvizim më shpejt se në politikë,” tha Presidenti Thaci për CNN në një intervistë ekskluzive.

“Sporti po hap dyert për suksese të mëtejshme në politikë nëpërmjet një imazhi pozitiv që po japim për Kosovën. Sot e gjithë bota e njeh Majlinda Kelmendin. Brazili që nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet, u bë dëshmitare e fitores së sportistes sonë. Në këtë moment, janë 112 vende që njohin Kosovën por qëllimi ynë është të njihemi nga të gjithë vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara” tha Thaci.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme