Thaçi për Specialen: E keqe e domosdoshme

Gjykata Speciale është padrejtësi historike  që i është bërë Kosovës, por është një e keqe e domosdoshme, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Kjo e keqe, sipas presidentit, është pranuar “për të ruajtur partneritetin me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n”.

“Atë proces e kam udhëhequr si kryeministër i Kosovës në atë kohë dhe ka pasur një transparencë të plotë”.

“Kemi pasur mundësinë ta themelojmë ne vet, apo të shkojë në këshillin e sigurimit ku është edhe Rusia, dhe në mes të këtyre të dy këqijave në këtë rrethanë të kësaj padrejtësie historike kam zgjedhur rrugën e bashkëpunimit me SHBA-të dhe NATO-n, por edhe me Bashkimin Europian”.

Ndërsa duke folur për atë se kur do të fillojnë gjykimet nga Specialja, presidenti ka thënë se “asnjë institucion i Kosovës nuk ka informacion se kur do të nis punën Gjykata”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme