Thaçi, për takimin me kancelaren gjermane: Merkel mbetet besimi ynë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për media, pas takimit të mbyllur me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Thaçi ka pohuar se takimi ishte i shkëlqyer dhe se Merkel mbetet faktor kyç dhe Kosova beson në mbështetjen e saj dhe lehtësimin qe ajo do ta bëjë në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Ishte një takim i shkëlqyer, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Kosovës”, pohoi Thaçi në një prononcim për mediat, njofton Klan Kosova.

“Kishte mbështetje të fuqishme për progresin e Kosovës dhe përpjekjet e institucioneve të vendit për realizimin e kritereve të nevojshme për liberalizimin e vizave”.

“Gjithashtu diskutuam edhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar mes dy vendeve. Kishte konstatim se raportet tona kanë qenë, janë dhe do mbesin të shkëlqyera në të gjitha sferat”.

Thaçi mw tej tha se “Gjermania ka qenë gjithmonë mbështetëse e jashtëzakonshme. Shoh një fokusim të fuqishëm të Merkel në proceset e Kosovës dhe të rajonit për të ardhmen europiane”.

“Për Kosovën do ketë vetëm lëvizje përpara dhe në asnjë rrethanë kthim prapa”.

“Gjithashtu, diskutuam që Samiti i Sofjes të jetë një sukses. Diskutuam edhe për mundësinë e fillimit të një etape të re të dialogut Kosovës-Serbi”.

“Kërkova nga Merkel që të vazhdojë edhe në mënyrë më aktive që të luan rolin e vet energjik, kreativitetin e saj, dinamikën që të furnizojë këtë proces në mënyrë që raporti Kosovë Serbi nga ai i së kaluarës në këtë raport aktual dhe të kalojë në fazën e normalizimit të plotë, të një raporti europian, të interesit të dy anshëm dhe të pajtimit mes popujve”.

“Ishte konstatim i përbashkët se marrëveshja përfundimtare do të jetë me interes për të gjithë, pasi edhe Kosova do të afrohet ne Europë, gjithashtu edhe Serbia”, tha presidenti Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme