Thaçi: Pjesëtarët e FSK-së e bënë krenare krejt Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij të fundvitit para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se është mjaftë krenar dhe i privilegjuar, raporton “Zeri.info”.

“Jam krenar dhe shumë i privilegjuar që sot jam para jush, sepse ju me punën tuaj ju keni arritur ti bëni krenar familjet e juaja dhe gjithë Republikën e Kosovës….”, ka thënë Thaçi.

Ai po ashtu ka thënë se demokracia e vendit zhvillohet nga shkëmbimi i vazhdueshëm i ideve dhe përvojave të pjesëtarëve të FSK-së, raporton “Zeri.info”.

Sipas presidentit Thaçi, FSK-ja me pjesëtarët e saj mund të bëj edhe shumë më tepër pavarësisht sfidave nëpër të cilat është duke kaluar vendi ynë.

 

“Duhet te jemi te sinqertë se Kosova sot është duke kaluar sfida jo edhe aq të lehta. Edhe pse sot ne funksionojmë si shtet prapë ka shumë për të bërë. Jemi në një start shumë të hershëm të tranzicionit, por nuk jemi ende aty ku dëshirojmë të jemi. Sfida të mëdha kemi përpara por nëse punojmë së bashku ne mund ti tejkalojmë”, ka thënë ndër të tjera presidenti Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme