Thaçi po e luan rolin e zëdhënësit të PDK-së

Deklaratat e fundit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçit lidhur me taksën, po i konsideron si jo serioze shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-së, Bilall Sherifi.Ai madje ka ironizuar Thaçin, duke thënë se ai tinëz po e kryen punën edhe të zëdhënësit të PDK-së, pasi ligjërisht kushtetuta nuk ja lejon tjetër post, përveç atij të presidentit.Thaçi së fundmi ka ngritur zërin për taksën e vendosur për Serbinë, duke thënë se atë e kanë vendosur njerëzit e PDK-së, Kadri Veseli dhe Enver Hoxhaj, e jo Haradinaj e Limaj shkruan GazetaBlic.

Sherifi në një prononcim për Gazetën Blic, ka thënë se pasi nuk ka çka të bëjë Thaçi po e luan rolin e zëdhënësit të PDK-së, për ta evituar edhe rënien e kësaj partie.“Meqë Thaçit kushtetuta nuk ia lejon që përpos funksionit të presidentit të ushtrojë edhe drejtimin e PDK/së, ai ka vendosur të luaj rolin e zëdhënësit të saj” ka thënë shkurt Sherifi për Gazetën Blic.Ditë më parë Thaçi për “Washington Post” kishte deklaruar se Kosova mund ta heq taksën ndaj shtetit serb, nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë për njohje nga Serbia.

Atij i ka reaguar edhe ministri i Tregtisë që vjen nga Nisma Endrit Shala, i cili ka thënë se taksa hiqet kur vendos Qeveria e jo Presidenti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme