Thaçi po mashtron për vizat

Përfaqësuesit e opozitës konsiderojnë se deklarata e Hashim Thaçit që nëse miratohet demarkacioni menjëherë do të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovë, është një mashtrim.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka theksuar për Gazetën Blic se “këto janë deklarata dëshpëruese të Thaçit i cili po përpiqet me çdo formë të bëje presion për kalimin e marrëveshjes se demarkacionit, të cilën  ai vet e ka nënshkruar”.

Sipas saj, Kosova natyrisht se duhet t’i ketë të  përcaktuara vijat kufitare me te gjithë fqinjët e saj përfshi Malin e Zi. Por, shton ajo kjo marrëveshje duhet rishikuar dhe në  ato pjesë ku Kosova humb territor, të  korrigjohen ashtu siç ka qenë kufiri administrativ para shpërbërjes se Jugosllavisë.

Ndërsa, sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi thotë për Gazetën Blic se Thaçi është i fundit që ka të drejtë të flasë për  afatet e liberalizimin e vizave. Sipas tij, Thaçi sa i përket afateve asnjëherë nuk ka qene i saktë me qellim a pa qellim.

“Ai në vitin 2010 ka deklaruar se liberalizimi i vizave do të ndodh për 15 muaj, dhe kanë kaluar me vite e nuk janë realizuar këto premtime. Sa here Thaçi flet për viza dijeni që nuk janë informata kredibile”, thotë Sherifi.

Sipas tij, Thaçi synim ka vetëm që ta kaloj demarkacionin që e ka nënshkruar, dhe në ketë mënyrë po i bën shantazh deputetëve

“Nuk duhet të merren seriozisht deklaratat që Thaçi i bën për viza”, thotë Sherifi për Gazetën Blic.

Bilall Sherifi, NISMA

Kurse analistët politik konsiderojnë se Thaçi e ka ekzagjëruar me deklaratat për liberalizimin e vizave.

“Deklarata e Presidentit Thaçi se po nuk kaloi demarkacioni tani qytetarët e Kosovës do të presin me dekada për lëvizje të lirë patjetër se është një hiperbolizim për të vënë nën presion deputetët dhe shoqërinë. Është shpërthim nervoz i një presidenti që nuk respekton demokracinë, demosin, të drejtën autonome në vendosje të deputetëve”, ka theksuar analisti politik, Jon Leka në një deklaratë të dhënë për Gazeta Blic.

Siaps Jon Lekës, kjo kampanjë nuk i takon atij.

“Është çështje e qeverisë. Ai duhet të thotë mendimin dhe të lusë por jo të kërcënohet për gjëra që nuk janë në duart e tij”, tha ai.

Leka shton se, nga ana tjetër tashmë është e vërtetë se pa rregullimin e demarkacionit nuk ka lëvizje të lirë.

“Për shkak të fajit të qeverive Thaçi – Mustafa qytetarët janë vënë në një pashtegësi të panevojshme që në diktat të vendosin për diçka që s’duan”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme