Thaçi pyetet nëse e di kush e vrau Ivanoviqin: S’dua të dëmtoj hetimet, por informatat janë shpresdhënëse (Video)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se vrasja e liderit serb të SDP-së, Oliver Ivanoviq është ngjarje tragjike, e cila më së paku i ka konvenuar Kosovës. Ai ka thënë se nuk ka qëllim t’i dëmtojë hetimet, mirëpo, sipas tij informacionet janë shpresdhënëse lidhur me rastin.

“Unë nuk mund t’i dëmtoj hetimet, por informacionet janë shpresdhënëse se do të mund të vie në të ardhmen e afërt shpejt deri te e vërteta, deri te inspiruesit dhe ekzekutuesit e këtij atentati ndaj liderit të serbëve të Kosovës. Nuk dëshiroj me prejudiku se kush qëndron prapa, kush e ka nxitur e ekzekutuar, por atë që mund ta them është se institucionet e vendit janë në krye të obligimeve dhe përgjegjësive, që kjo çështje të zbardhet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Thaçi në një intervistë për DeutsheWelle, shkruan Periskopi.

Thaçi thotë se ata që e kanë menduar dhe ekzekutuar vrasjen e Ivanoviq, kanë pasur qëllim që ta dëmtojnë Kosovën dhe ta paraqesin si një vend të plumbave, dhe jo të qetësisë dhe stabilitetit.

“Është një ngjarje tragjike. Mesazh më i keq i mundshëm që kemi pasur mundësi të dëgjojmë dhe përjetojmë. Atë që mund ta them është se më së paku kjo ngjarje i është dashur Kosovës. Ata që e kanë menduar, planifikuar dhe e kanë kryer këtë veprim, kanë menduar ta lëndojnë dhe ta dëmtojnë Kosovën, imazhin e Kosovës dhe për ta prezantuar Kosovën  si një vend jostabil dhe si një vend të plumbave dhe jo të qetësisë dhe paqes”, ka thënë ai.

Ivanoviq u vra në mëngjesin e 16 janarit. Deri tani, dorasit janë të panjohur për Policinë dhe e vetmja provë materiale që ka është një veturë e djegur që është gjetur jo larg vendngjarjes, e cila dyshohet se është përdorur nga atentatorët për të ikur nga vendi ku është vrarë Ivanoviq. /Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme