Thaçi: Qasja e BE-së ndaj Kosovës, jo e drejtë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, ka thënë se qasja e Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave është jo e drejtë.

“E konsideroj jo të drejtë këtë qasje të BE-së ndaj Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave. Pengesa që po ndodhin në këtë proces janë politike. Inkurajoj institucionet e vendit dhe partitë e vendit që ta tejkalojnë këtë proces”, ka deklaruar Thaçi, percjell Zëri.

Presidenti tutje, ka thënë se këmbëngulja e Bashkimit Evropian nuk është fare e drejtë.

“Këmbëngulja e BE-së është plotësisht i padrejtë. Për më tepër Mali i Zi dhe Kosova janë vende fqinjë dhe nuk kane asnjë problem mes veti”, ka thënë Presidenti Thaçi

Ndërkaq, ka thënë se Mali i Zi dhe Kosova janë vende fqinjë dhe nuk kane asnjë problem mes veti.