Thaçi: Qëndrimi im për Specialen mbetet i njëjtë

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar një takim me gazetarët për të folur edhe rreth Gjykatës Speciale, e peticionit të fundit nga shoqatat e veteranëve të UÇK-së.

Thaçi ka thënë se nuk është ai iniciator i Speciales, e as që ka ndryshuar qëndrim rreth saj.

“Unë nuk jam ideator i Gjykatës Speciale por është Dick Marty. Unë mbaj barrën e angazhimit si bartës i institucioneve. Kam deklaruar edhe atëherë se është padrejtësi historike”, ka thënë Thaçi.

Kur ka folur për peticionin ka thënë se “ky nuk është peticioni i parë që i është drejtuar Kuvendit të Kosovës. Ka pasur edhe peticione të tjera. Qëndrimi im mbetet i njëjtë”, ka thënë Thaçi.

Në këtë takim, Thaçi ka thënë se mediat kanë qenë dhe do të mbeten faktor kyç i zhvillimit të demokracisë.

“Mund të them se edhe 2017 ka qenë vit i suksesit për Kosovën dhe i ballafaqimeve jo të lehta. Por ky vit mund të konsiderohet vit i thellimit të reformave. Përmbyllëm dy palë zgjedhje të suksesshme të lira e demokratike”, ka thënë Thaçi.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme