Thaçi: Rugova ishte njeri i dialogut

Pavarësia e Kosovës nuk erdhi si aksident politik, por u fitua me vetëflijim ku një rol të madh e ka pasur edhe presidenti Ibrahim Rugova.

Kështu tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e Ditës së Presidentit të Kosovës, ku Muzeu i Kosovës – Sektori i Historisë hapi ekspozitën historike “Kontributi i presidentit historik dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës”, me bashkautor Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci.

Kreu i vendit tha se presidenti Rugova ishte njeri i dialogut dhe me vizion.

“Para se të vija këtu kisha nderin të ndaj çmimin për presidentin Ibrahim Rugova, çmimin për liri dhe pavarësi që jepet me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Kushdo që do të vizitojë këtë ekspozitë do të ketë mundësi të kthej në kohë të viteve të rënda, të cilat pashmangshëm lidhen me emrin e presidentit Rugova. Ai bëri bashkë politikanë, ushtarakë, gra dhe burra me qëllim që këtij populli liridashës dhe kryengritës t’i jepet e drejta për të qenë të lirë dhe për të pasur shtetin e vet. Duke qenë bashkë në emër të Kosovës arritëm përkrahjen dhe mbështetjen për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Bashkë kemi qenë në Rambuje dhe në të gjitha aktivitetet e pastajme”, tha presidenti Thaçi.

Ndërsa, ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, ka bërë thirrje për forcimin e shtetit tonë dhe ekonomisë së tij.

“Rezistenca paqësore që është bërë 10 vjet që e ka udhëhequr Rugova e ka përgatitur shtratin e pavarësisë. Sot dua të bëj apel për të forcuar shtetin e së drejtës me një ekonomi solide. Kemi punë akoma me Serbinë akoma”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme