E hënë, 07 Nentor 2016 – Sakte.net /
Ymeri Ymeri , vëllau i aktivistit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Ymeri , i cili u vra më 2 Nëntor 1999, në një dokumentar të transmetuar ditë më parë, ka bërë të ditur detaje shokuese nga jeta e tij, ku ai tregon maltretimet që i janë bërë ndaj tij.
Ai në një rrëfim të tij tregon momentet e arrestimit të tij, dhe vrasjes së vëllaut të tij, ku sipas tij Hashim Thaçi e Rexhep Selimi e dinë kush janë personat që ia vranë vëllaun, Haki imerin.
“Kur jam burgos unë, Hashim Thaçi ka qenë drejtor i përgjithshëm i UÇK-së. Kur mu ka vra vëllai, u kon kryeministër i përkohshëm i Republikës së Kosovës, është kanë ministër i rendit, Rexhep Selimi, mos të thuhet që këta dy persona nuk e dinë kush e vrau Haki Imerin. Kjo është e pamundur, nuk u vra veq Haki Ymeri , vazhduan vrasjet, u vra Shaban Manaj, Smajl Hajdaraj, ku janë këta deputetë të Kosovës, që nuk e ngritën zanin. U vranë edhe shumë, u vranë policët hetues, u vra Sebahate Tolaj, Isuf Haklaj, u vra Arben Ahmetaj i Gjakovës, u vra Arben Sejdiu në Klinë, 4 policë të Kosovës u vranë e kush si bën llaf më, a është e mundur kjo mos me dit institucionet e Kosovës, për çka ekzistoj SHIK-u”, thotë Ymeri .
Më tej ai tregon se ishte Haki Drenica ai që i kishte shpëtuar jetën atij.
“Unë për Haki Drenicën nuk kam fjalë të këqija, ai burrë na ka pshtu jetën, zoti e ai është që jemi pshtu gjallë”.
Më tej, sipas Imerit arsyet se për çka është arrestuar ai, janë sepse ka qene adhurues i presidentit Rugova.
“Unë jam arrestu atje së pari si shtetas kroat, se kam nënshtetësinë kroate, e tani edhe si ushtar i UÇK-së. Jam arrestu pse jam kan adhurues i presidentit Rugova, jam arrestuar si organizator i 3 përqindëshit për Republikën e Kosovës, jam arrestuar si shok i Ahmet Krasniqit, i cili u vra në zemër të Tiranës, jam arrestuar si vëllau i Haki Imerit, si kryetar i LDK-së në atë bashkësi aty, edhe jam arrestuar si shok i 7 vëllezërve Geci, ku ata vetëm gjatë luftës i kam njoftë, e jo më parë. Kur me kanë arrestuar nuk me kanë thënë sen, veq mkan marr edhe mkan shti në burg”, deklaron Ymeri .
Ymeri thotë se ishte Sabit Geci, ai që me disa ushtarë e kanë arrestuar dhe e kanë kërcënuar, ku sipas Imerit, Sabiti i kishte thënë që krejt LDK-në kemi me ju vra, o keni me dhanë dorëheqje nga LDK-ja, përcjellë “Bota sot”.
“Sabit Geci mka marr me disa ushtarë dhe mkan qu nalt dhe mkan thanë krejt LDK-në kemi me ju vra, o keni me dhanë dorëheqje prej LDK-së. Sabiti aty mka thanë ta kam lyp vëllaun me vra, Haki Ymerin, te dyert e verdha ku gjatë 98, me 6 apo 7 gusht 98 u plagu vëllau jem, e kam qu në Mitrovicë, edhe u shëru te motra, bile ceket në letër te dyert e verdha. Sabit Geci me ka thënë e kam lyp Haki Imerin me vra të dyert e verdha edhe ka thënë e kem vra Ahmet Krasniqin, Sabiti ka thënë e kem vra edhe Enver Malokun. Por këto nuk shkuan me lart, ku urdhrat me siguri ishin nga Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij”, thekson Ymeri .
Ai thotë se gjatë kohës sa ka qenë i arrestuar, ai është maltretuar, duke u rrahë me shkop.
“Na kanë rrahë me shkop, krejt trupin gjak e kemi pas. Riza Alia ka qenë ai që na ka rrahë me stupc, edhe një vajzë e bishin, na ka rreh njëherë, nifare Shqipja, kush u kon ajo e dinë këta. E rujshin rastin kur nuk ish Haki Drenica ty dhe hishin na maltretojshin dhe na rrahshin”.
Ymeri përgjegjës për vrasjet në Kosovë e bën Hashim Thaçin, Rexhep Selimin e Xhavit Halitin.
“Pas vrasjeve në Kosovë qëndron Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Xhavit Haliti, edhe i dinë këta shokët evet, këta duhet të tregojnë”, thotë Ymer Ymeri .
Po ashtu edhe më parë Imeri kishte drejtuar gishtin drejt Thaçit e Selimit, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e vëllau të tij.
“Fillimisht u kidnapua nga 3 policë ushtarak të UÇK-së duke dalë nga Shkolla ku ishte mësues , pastaj sipas informacioneve është torturuar fizikisht dhe psiqikisht dhe pastaj po të njëjtën ditë edhe është vrarë . Me të vetmin motiv – bindjeve politike. Është ndër vrasjet e para politike pas lufte në Rajonin e Drenicës. Ende nuk është ndriçuar kjo vrasje , nuk u identifikuan nga Prokuroria as rrëmbyesit , as organizatorët dhe as urdhërdhënësi. Në atë kohë vepronte Qeveria e Përkohshme me Kryeministër Hashim Thaqi dhe Ministër i Rendit Rexhep Selimi. Përgjegjësia bie mbi ta. Më së miri këta dy persona e dijnë se kush ishin ata 3 ushtarë të Policisë ushtarake të UÇK-së që e rrëmbyen , torturuan dhe pastaj e vranë Haki Ymerin , e të cilët nuk ishin nga Rajoni i Drenicës.Unë nuk po kërkoj hakmarrje! Po kërkoj drejtësi”, thotë Ymer Ymeri, vëllau i Haki Ymerit./BS/