Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Konferencën “Skenarët e finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se Kosova ka bërë kompromise me një synim, që dokumenti i presidentit Ahtisaari do të kalojë në Këhsillin e Sigurimit, e ku sipas tij, për fat të keq Rusia vuri veton, raporton Periskopi.
Më tutje Thaçi tha se Serbia në dialon është duke kërkuar territor të Kosovës dhe nuk interesojnë qytetarët serbë.
“Ne mund të dëgjojmë opinione të ndryshme, qasje të ndryshme por një gjë është e sigurt, Serbia pretendon territor të Kosovës, nuk është e interesuar për qytetarët serbë të Kosovës”, u shpreh ai. /Periskopi/