Thaçi solidarizohet me familjet e viktimave në Itali

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me një postim në rrjetin social Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga tërmeti në Itali.

Së paku 38 persona kanë vdekur nga tërmeti 6.2 shkallë që goditi qytetin e Peruggias, derisa Thaçi ka shkruar se populli i Kosovës shpreh ndjenjat më të ngrohta të solidaritetit dhe ngushëllimet e sinqerta për të afërmit e viktimave.

“Me pikëllim të thellë mësova për fatkeqësinë e rëndë natyrore që ka prekur Italinë dhe në këto çaste të vështira të gjithë ndihemi pranë popullit mik italian. Në emër të popullit të Kosovës shpreh ndjenjat më të ngrohta të solidaritetit dhe ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e viktimave. Po ashtu uroj shërim sa më të shpejtë për të lënduarit e shpresoj që pasojat e dëmeve të kapërcehen sa më shpejtë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.