Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se sot është dita e fundit e afatit për rrënimin e murit në veri, e vendosur me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe ky afat sipas tij duhet të respektohet me përpikëri.
Presidenti i bëri këto komente para shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit.
Thaçi tha se sot në 20 vjetorin e rënies së Zahiri Pajazitit po nderojnë atë dhe përpjekjet e tij për lirinë e Kosovës.
Duke folur për zhvillimet në vend Thaçi tha se janë të vetëdijshëm se sot është dita e fundit e afatit për rrënimin e murit në veri që është vendosur me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe ky afat sipas tij duhet të respektohet me përpikëri.
Thaçi tha sot se vendosja e murit në veri të vendit është çështje e brendshme e Kosovës dhe për këtë nuk do të diskutohet me autoritetet e Beogradit. /albeu.com/