Thaçi: Sulmi në Stamboll, sulm kundër tërë botës

Presidenti Thaçi ngushëllon homologun e tij turk, për sulmin e mbëmshëm ku humbën jetën 39 persona

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ngushëlluar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, për sulmin e mbrëmshëm në Stamboll.

Përmes një telegram ngushëllimi drejtuar presidentit turk Erdoğan, presidenti Thaçi ka thënë se ky sulm terrorist ka goditur gjithë qytetarët e botës së lirë dhe populli i Kosovës solidarizohet me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe me popullin turk.

“Akti terrorist në Stamboll është edhe një motiv më shumë në vendosmërinë tonë për ta luftuar pa kompromis këtë kërcënim për të gjithë ne. Sulmi mizor në natën e ndërrimit të motmoteve në Stamboll është sulm kundër tërë botës”, thuhet në telegramin ngushëllues të presidentit të Kosovës.

Sipas Thaçit terroristët nuk duan as paqe, as rend, as qetësi, por duan ta shkatërrojnë botën, jetët dhe mënyrën e të jetuarit.

Mbrëmë ka ndodhur një sulm i armatosur në një klub nate në rajonin Ortaköy të Stambollit, ku mbetën 39 persona të vdekur dhe mbi 70 të tjerë të plagosur./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme