Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në Podgoricë.
Në kryeqytetin e Malit të Zi Thaçi sot është takuar me kryeministrin malazez Dushan Markoviq.
Me këta rast ata u pajtuan “që të forcojmë bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor ndërmjet dy shteteve”, ka njoftuar Thaçi në Facebook.
Ky është postimi i plotë i tij në facebook:
“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka krujuar një momentum të ri në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit edhe të shtetve të mbetura të Ballkanit në NATO.
Kjo do të konfirmohet sot edhe në Smitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5).
Para Samitit zhvillova një takim me kryeministrin e Malit të Zi, Dusko Markovic, me të cilin u pajtuam që të forcojmë bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor ndërmjet dy shteteve tona”.