Thaçi takon Ahmetin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetari e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmetin.

Në një postim në Facebook, presidenti ka thënë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është interes strategjik për Ballkanin.

Poashtu, shefi i shtetit ka njoftuar se me Ahmetin kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe pajtueshmërinë e të dyve që ky proces do të përmbyllet me sukses.

“Ishte konkludim i përbashkët, se ky proces duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe me anëtarësim të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Ali Ahmeti në tetor të vitit të kaluar ishte shprehur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve duke thënë se ndryshimi i kufijve të Kosovës është “me efekt domino”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme