Presidenti Hashim Thaçi, për të mërkurën ka ftuar në takim përfaqësuesit e partive politike.
Takimi është thirrur në ora 09:00, në një nga sallat e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe do të jetë i hapur për media.
Takimi konsultativ organizohet për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale.