Thaçi gjatë promovimit të klubit të bizneseve ripërsëriti se formimi i ushtrisë së Kosovës do të ndodhë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi konfirmoi se është takuar me ambasadorin e SHBA, Greg Delawie, me të cilin tha se ka pasur një takim të rregullt. Kështu tha gjatë promovimit të klubit të bizneseve frankofon në Prishtinë.
Ai ka përgëzuar formimin e këtij klubi i cili tha se Kosova është shtet i ri me mundësi të mëdha për investime.
Edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli vlerësoi lart këtë nismë për themelimin e Klubit të ri të Bizneseve, ngase sipas tij në Kosovë ka kushte të favorshme për investime dhe po ashtu bizneseve kosovare t’u mundësohet të investojnë në shtetet frankofone.
Kryeministri Isa Mustafa duke folur për klubin e ri të bizneseve, tha se Asociacionet e bizneseve në Kosovë luajnë një rol të rëndësishëm për rritje ekonomike. Kryetar i këtij klubi është zgjedhur Rrahim Pacolli.