Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Thaçi ka theksuar se hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje, përvec që siguron lëvizjë të lirë, forcon edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit.
Pas tre vitesh, në mars Kuvendi i Kosovës e ka miratuar demarkacionin me Malin e Zi.
Me 80 vota pro, minimumin e nevojshëm, Kuvendi miratoi demarkacionin pas katër herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz lotsjellës.
Postimi i plotë:
Pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, sot dekretova Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, përveç që siguron lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, do të forcojë edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë. HTH