Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mohuar se ka qenë i informuar për arrestimin e sotëm të gjashtë gylenistëve, duke pohuar se arrestimi ka shkuar përmes AKI-së, Zyrës për Refugjatë dhe Ministrisë së Brendshme.
Thaçi ka thënë për televizionin publik se Turqia ka kërkuar disa herë arrestimin dhe deportimin e disa shtetasve të Turqisë, por asnjëherë nuk ka marrë emrat e personave që janë arrestuar sot.
“Ambasadorja e Turqisë dhe institucionet tjera kanë kërkuar emra tjerë, por asnjërin nga këta emra”, tha ai.
Ai po ashtu ka pohuar se veprimi që ka ndodhur sot, institucionalisht është i pa pranueshëm, kurse aspekti teknik ka mbetur që të vlerësohet dhe të sqarohet plotësisht.